Në një intervistë për Anthony Ramos, regjisori i njohur, Bradley Coper tregoi se si e kaloi familja e tij periudhën e vetizolimit nga pandemia ‘Covid-19’.
Cooper zbuloi se gjatë kësaj kohe ishte kujdesur maksimalisht për nënën e tij të moshuar, në mënyrë që ajo mos të prekej nga virusi. Aktori shtoi gjithashtu se këtë periudhë u vetizolua së bashku me vajzën e tij 3-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper. Ky detaj tregoi se vajza ka qenë nën kujdesin e Bradley, larg mamasë së saj, modeles Irina Shayk.
Kujtojmë se dyshja i dha fund lidhjes së tyre vitin e kaluar, megjithatë ata janë parë të tregojnë të njëjtin kujdes për të voglën e tyre edhe pas ndarjes.