• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si e festoi Meghan Markle dhe Princ Harry përvjetorin e dytë të martesës?

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë festuar sot përvjetorin e dytë të dashurisë. Një burim ekskluziv pranë dyshes ka treguar për ‘HarpersBazaar’ se dyshja e ka kaluar këtë ditë në shtëpinë e tyre, pa organizuar një festë apo aktivitet tjetër.

Harry dhe Meghan janë kujdesur që telefoni i tyre të mos bjerë në asnjë moment sot, ashtu siç kanë zgjedhur të mos i përgjigjen angazhimeve të përditshme dhe ‘email-eve’. Burimi ka shtuar se njëjtë si çdo familje tjetër edhe dyshja janë të izoluar në shtëpi, ndaj nuk mund të rrezikojnë të dalin më shumë nga se duhet.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, mediat e huaja kanë treguar se largimi i Meghan dhe Harry-t ka qenë i menduar kohë më parë, pasi nuk kanë dëshiruar asnjëherë të jenë anëtarë të familjes mbretërore që qëndrojnë vetëm në një vend./revistawho.com