• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si duket Jonas 11-muajsh? Maya zbulon pamjen e vogëlushit me foton më të ëmbël

1 vit më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Maya u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Jonas. Ndërsa pasditen e sotme në ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi ndër të tjera se çfarë i është dashur të bëjë gjatë kësaj kohe ku ka qenë e ngarkuar me koncertet jashtë Shqipërisë, por dhe me rritjen e të voglit. E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj, sepse sytë i kishte të shkruar. Për herë të parë ekskluzivisht artistja e dashur zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit. Aliçkaj shtoi se shumë herë i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël. Megjithatë kjo situatë e sikletshme duket se ka arritur të zgjidhet tashmë sepse Maya i ka siguruar Jonasit një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.

Nga ana tjetër Maya shtoi se gjatë kësaj periudhe është kujdesur mjaft mirë dhe për trupin e saj, duke humbur rreth 27 kilogramë nga pesha e mëparshme. Me një dietë strikte, të mbajtur edhe gjatë orareve të gjata të koncerteve, këngëtarja pohoi se tashmë peshon 64 kilogramë.

Gjatë intervistës nuk munguan as ovioacionet e publikut teksa këngëtarja performoi disa pjesë muzikore, por dhe komplimentet e Bietës për pamjen e saj tashmë./revistawho.com