• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si duket Archie 2-muajsh? Familja mbretërore zbulon pamjet pas ceremonisë së pagëzimit

Fëmija i parë i Meghan Markle dhe Princ Harry, u pagëzua ditën e sotme në një ceremoni private në faltoren ‘St George’ në kështjellën Windsor. Familja mbretërore ka publikuar së fundmi, fotot e dukës dhe dukeshës së Sussex së bashku me të voglin e tyre. Në to dallohet i vogli me veshjen tradicionale të pagëzimit, pranë prindërve të tij, Princ William, Kate Middleton dhe anëtarët e tjerë të familjes ‘Kensington’.

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, ndjekësit e dyshes kanë nxituar të komentojnë në rrjete sociale dhe t’i urojnë për këtë ditë speciale të tyre. Kujtojmë se gjatë ceremonisë së mbajtur në faltore, Mbretëresha Elizabeth dhe Princ Charles nuk mundën të jenë prezent për shkak të impenjimeve të tyre të tjera në pallatin mbretëror./revistawho.com