• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si dukej Rina shumë vite më parë? Reperja ndan foton ku shfaqet me flokët natyralë

Rina Balaj është një nga ato repere që ka marrë shpesh vëmendjen e të gjithëve për shkak të ndryshimeve në ‘look’. Ajo ka eksperimentuar goxha me pamjen e saj, duke i stiluar flokët në mënyra nga më të ndryshmet. Por si ka qenë Rina shumë vite më parë, atëherë kur ishte thjesht një adoleshente? Ajo ka ripostuar një foto nga një ‘fanpage’ i saj, ku duket në moshë fare të vogël. Me flokët e palyer, ajo ka pozuar në ambientet e shkollës dhe duket mjaft e ëmbël.

Kujtojmë se momentalisht Rina po shijon suksesin e këngën “Fallin in love” në bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Sin Boy.

CLOSE
CLOSE