• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Si do të jenë parashikimet për vitin 2020? Zbuloni horoskopin për secilën nga shenjat

DASHI

Ky vit do të mbetet në kujtesën tuaj pasi shënon një fillim të ri dhe një periudhë të rëndësishme për vitet që do të vijojnë dhe për të ardhmen tuaj në përgjithësi. Gjatë këtij viti do të mbani në shpinë shumë ngarkesa, disa prej të cilave janë grumbulluar nga vitet e mëparshme. Do të ketë raste ku do të mendoni apo do të ndjeni se janë të padurueshme, prandaj vendosni qëllime të qarta dhe specifike dhe që mund t’i realizoni në afat të arsyeshëm. Pra, vendosni synime të arritshme dhe afatshkurtër për 2020, bëni hapa të vogla por të shpejta. Rëndësi ka të ecni përpara pa u demoralizuar. Në fushën profesionale nuk do të thoja se gjendeni në udhëkryq, se sa përpara realizimit të planeve dhe arritjes së qëllimeve tuaja. Nëse jeni në fillim të karrierës do të ketë raste ku do të befasoheni me hapat vigane që do të bëni. Nuk do të jenë pak rastet ku do të hasni pengesa dhe atje do të keni nevojën për të rishikuar planet dhe arritjet tuaja, ndoshta me dyshim. Mos u mposhtni përpara pengesave dhe mos lini hapësirë për pasiguri. Këmbëngulja dhe besimi në vetvete janë çelësi i suksesit tuaj. Mjaft prej jush do të kenë mundësinë për një ngritje në detyrë apo një vend më të mirë pune, për të cilën do të duhet të tregoni se e meritoni. Ju që keni biznesin tuaj apo një punë të pavarur do të shikoni se gjërat nuk shkojnë aq shpejt dhe shtruar siç do të dëshironit, por do të hasni pengesa që do t’ju detyrojnë të ndryshoni strategjinë komerciale. Sektori financiar karakterizohet nga paqëndrueshmëri, por me mjaft shanse për përmirësim, ndërkohë që do të rregulloni mjaft nga detyrimet. Të jeni të programuar dhe të parashikueshëm se viti do të ketë mjaft vështirësi. Përsa  i përket jetës sentimentale, retë dhe problemet për jetën bashkëshortore do të fillojnë që në muajt e parë të vitit. Do të ketë raste ku grindjet dhe konfliktet do të udhëheqin disa marrëdhënie në fundin e tyre. Për çiftet e reja krijohen mundësitë të krijojnë folenë e tyre, ndërsa ju që sapo jeni ndarë nuk do të doni të filloni një histori të re dashurie edhe pse ndjeni nevojën e saj. Merrni kohën e dëshiruar dhe shijoni vetminë tuaj. Fundi i vitit përmes aktiviteteve shoqërore dhe ambientit miqësor do t’u japë të gjithëve mundësinë e njohjeve të reja, interesante dhe të qëndrueshme. Jeta familjare do të jetë me kërkesa dhe pretendime të larta dhe ndoshta prindërit do të kenë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Disa prej jush mund të ndryshojnë shtëpi ose vendbanimi . Në fund të vitit do të keni mundësi të çliroheni nga shumë detyrime duke filluar vitin që vjen me një optimizëm më të madh.

DEMI

Shans dhe bollëk ju premton 2020-ta. Por asgjë nuk falet dha sigurisht që duhet punë dhe përpjekje për të shijuar të mirat dhe përfitimet që do t’ju sjellë ky vit. Sivjet ndryshimet do të jenë të shumta. Edhe pse ju në përgjithësi nuk ndiheni mirë me to, sivjet do të doni të thyeni rutinën. Ndjenja e udhëtarit do të lindë brenda jush duke eksploruar horizontet e reja që do t’ju hapen. Së bashku me detyrimet e rritura do të gjeni kohë për të udhëtuar ose për t’u përfshirë në një aktivitet të ri. Për planet profesionale do të jetë një vit i rëndësishëm dhe vendimtar duke kërkuar synime të larta dhe vendosmëri për realizimin e tyre. Guxoni nëse vërtet dëshironi përparim, ndryshim dhe pagim më të mirë. Specializimi, informacioni, trajnimi do të jenë aleatë në ruajtjen e pozitës ekzistuese ose në kërkimin e një pozite të re. Gjeni atë që ju shpreh dhe punoni shumë për ta krijuar dhe kompletuar sepse ky vit ka shumë për t’ju dhënë. Eklipset e qershorit dhe dhjetorit do të kenë një ndikim të rëndësishëm në sektorin financiar duke kërkuar vëmendjen tuaj në lëvizjet dhe veprimet që do të bëni dhe  duke shmangur zgjedhjet e gabuara.  Me Uranin në shenjën tuaj ju gjithnjë e më shumë do të kërkoni lirinë në jetë dhe në dashuri . Shumë prej jush do të gjejnë guximin të shkëputen nga marrëdhëniet që tashmë janë testuar dhe nuk i përballuan kohës. Nëse kohët e fundit jeni në një lidhje ose po ndërtoni një marrëdhënie, gjatë vitit mund të shkoni në një udhëtim që do t’ju japë mundësinë të njiheni dhe zbuloni se jeni lindur për njëri-tjetrin. Magjia e ditëve të para do të përsëritet gjatë gjithë vitit pa munguar njëkohësisht problemet dhe dyshimet rreth kësaj historie dashurie. Këmbëngulja, pranimi, respektimi i vlerave dhe përshtatja do të jenë thelbësore gjatë vitit 2020 në mënyrë që të keni pranimin dhe konfirmimin e palës tjetër. Ky vit ofron shumë shanse për të njohur persona të rinj dhe interesantë, ndërsa jeta juaj shoqërore do të jetë intensive duke ju dhënë mundësinë për aktivitete të ndryshme, aventura dhe udhëtime me miqtë dhe familjen.

BINJAKËT

Nuk do të jenë të pakta herët ku do të mendoni se kaosi karakterizon apo mbizotëron në jetën tuaj. Çlirohuni nga dyshimet, veproni, hidhuni në aksion  duke lënë mënjanë pyetjet që lindin brenda jush herë pas here. Punoni me veten, krijoni këndvështrimin tuaj dhe mos hezitoni në kërkim kur keni nevojë për informacion. 2020-ta do të jetë një vit emocionues për të provuar apo jetuar diçka origjinale dhe të re, dhe për të eksploruar  akoma më shumë dëshirat, besimet dhe pikëpamjet tuaja më të thella. Mos harroni të mbështeteni tek vetja juaj, megjithëse së shpejti do ta kuptoni këtë, pasi do ta ndjeni dhe do ta përjetoni tradhtinë. Pranoni dhe përqafoni ndryshimet dhe sfidat e reja pasi do të keni nevojë për veprim, diçka freskuese dhe diçka të gëzueshme çdo mëngjes kur do të ktheheni në zyrën ose punën tuaj. Sido që të jetë, ju do ta përfundoni vitin me kënaqësinë se keni arritur një qëllim të rëndësishëm, jo ​​domosdoshmërisht  të përfunduar, por do të keni realizuar fazën kryesore. Gjithashtu këtë vit do të dëshironi të bëni ndryshime rrënjësore në punë dhe ju  që jeni në kërkim të një pune është e mundur të gjeni më të përshtatshmen për momentin. Në sferën financiare do të keni shumë shanse dhe raste për fitime kryesisht në gjashtëmujorin e parë të vitit. Kjo nuk përjashton vështirësitë dhe pengesat si dhe detyrimet e shtuara ndaj të tjerëve, (bankat, tatimet, bashkëpuntorët) të cilat do t’ju kërkohet t’i rregulloni. Eklipset e qershorit  dhe dhjetorit si dhe takimi i Jupiterit me Saturnin do të kenë ndikim kryesor në jetën tuaj personale dhe emocionale. Mos merrni vendime përfundimtare dhe shmangni riskun e madh gjatë eklipseve. Ju që përjetoni presion në marrëdhëniet tuaja do të ndjeni nevojën për të qenë të lirë. Presioni për ndarje disa herë mund të jetë intensiv, por në fakt bëhet fjalë më shumë për një test apo një provë për matjen e interesit për njëri-tjetrin dhe për t’i dhënë një shans të dytë lidhjes suaj. Ndërsa ju beqarët e shenjës, megjithëse flasim për një vit transformimesh, do të gjeni dashurinë tuaj. Sidoqoftë viti premton të përjetoni aventura erotike që do t’ju bëjnë të ndjeni emocione të forta dhe dashuri me shikim të parë.  

GAFORRJA

2020-ta është viti i ndryshimeve të mëdhaja dhe ndoshta një nga më të rëndësishmit. Nuk ka vend për situata mesatare, gjërat janë ose të bardha ose të zeza. Lundrimi në zonat gri, nën ndikimin e ndjeshmërisë së karakterit tuaj, rrezikon t’ju destabilizojë plotësisht. Në vitin 2020 do të duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat në shumë fusha të jetës tuaj dhe të gjeni pikën ose rezultatin e duhur për t’u përshtatur siç duhet situatatave që do të lindin. Përjetimi i ndarjes është i vështirë për ju, por ndonjëherë është e nevojshme për të vazhduar më poshtë. Në fushën profesionale do të ndiheni të tensionuar dhe disa herë nën presion të madh. Këto së bashku me pasigurinë nuk do tju lejojnë të përparoni sa do të donit. Do të vini në dyshim disa zgjedhje në lidhje me sektorin e biznesit dhe do të keni përgjegjësi të mëdha. Para fundit të vitit, kur presioni do të bëhet i padurueshëm do të duhet të vendosni dhe të zgjidhni. Vështirësia më e madhe do të jetë në fushën e bashkëpunimeve ku do të duhet të bëni spastrime por dhe kompromise, ndërkohë që nuk do të mungojnë mbështetja dhe ndihma. Keni nevojë për një organizim të mirë, planifikim të duhur dhe fleksibilitet, përndryshe rrezikoheni të mos arrini rezultatet e duhura. Trajtimi i duhur i  financave në lidhje me mundësitë dhe shanset që do të paraqiten do të çojnë në përshpejtimin e detyrimeve të grumbulluara nga vitet e kaluara dhe në përmirësimin e financave. Përsa i përket jetës personale dhe emocionale, presioni, konfrontimi dhe grindja do të karakterizojnë fushën e marrëdhënieve që në disa raste mund të udhëheqin në ndarje. Për ju që jeni të interesuar të ruani marrëdhëniet tuaja , tregohuni të durueshëm dhe shmangni gabimet dhe pabesitë pasi nuk do të ketë më kthim, ndërsa ju që jeni në një marrëdhënie të re detyrimet dhe tensioni nuk ju lenë mundësi të përjetoni pasionin dhe dashurinë tuaj. Ju beqarët e shenjës do të përjetoni një histori dashurie ose një pasion duke lënë kohën të vendosë për të. Për ju jeta erotike dhe familjare janë të pandara nga aktivitetet shoqërore të cilat do të çojnë në krijimin e miqësive të bukura.

LUANI

Ky vit do të ndihmojë në ndryshimin e mënyrës se si i perceptoni gjërat duke ju dhënë mundësinë për të bërë një kthesë të madhe që do t’ju lejojë të zbuloni potencialin tuaj dhe të zgjeroni horizontet si asnjë herë tjetër. Një ngjarje mund të jetë shkaku në rrugën e ndryshimit ose të hapë një derë të re në jetën tuaj. Por mos harroni se jeta është shpesh çështje detajesh. Bazuar në detajet e vogla ju do të filloni një seri modifikimesh dhe shndërrimesh në ekzistencën dhe jetën tuaj të përditshme që do të ndikojë në jetën profesionale, dëshirat dhe besimet e thella, mendjen tuaj, marrëdhëniet, familjen dhe shëndetin. Jeta profesionale dhe karriera do të jenë në fokusin e interesit gjatë 2020- tës dhe do të karakterizohet nga aktivitet të theksuar, zhvillim dhe transformime të thella. Në rast se ndiheni të pakënaqur nga puna, përdorni të gjithë potencialin tuaj dhe shpalosni talentin, duke e drejtuar  në këtë mënyrë karrierën drejt ambicieve tuaja më të larta. Ndiqni rrymën dhe shfrytëzoni shanset që vijnë në rrugën tuaj dhe mos harroni se detajet janë ato që ju diferencojnë. Mos u tërhiqni përballë vështirësive, nuk ka vend për t’u çlodhur, kthehuni drejt metodave të reja praktike të punës që do të revolucionarizojnë mënyrën e menaxhimit të biznesit ose punës tuaj. Sektori financiar është i plotësisht i lidhur me punën tuaj, prandaj të jeni të sigurt se do të shpërbleheni për punën dhe përpjekjet tuaja. Nuk do të mungojnë vështirësitë por njëkohësisht dhe ndihma. Të dhëna të reja me kushte dhe mundësi për përmirësim krijon 2020-ta. Të përkushtuar në jetën profesionale është e vështirë të gjeni kohë për t’i kushtuar të dashurve tuaj, kështu që edhe këtu detajet e jetës së përditshme do të bëjnë një ndryshim dhe do të ndihmojnë në rifreskimin dhe ripërtëritjen e ndjenjave mes jush. Sidoqoftë nuk do të mungojnë rastet në rrethin e punës për ju që nuk ndiheni mirë me marrëdhënien ekzistuese. Për ju beqarët e shenjës takime dhe njohje të bukura, ndoshta nga biznesi ose nga rrethi miqësor, ju premton viti. Në fund të vitit do të dini se ku shkojnë marrëdhëniet tuaja dhe shumë nga ju do të vazhdoni me legalizimin e tyre.

VIRGJËRESHA

Zakonisht ju mungon besimi në vetvete, por këtë herë 2020-ta do të krijojë gjithë mundësitë të ndiheni të sigurtë dhe krenarë për të duke përballuar në këtë mënyrë situata për të cilat në të kaluarën nuk ishit ende gati. Vështirësitë dhe provat që do të kaloni duhet të bëhen sfidë për ju. Zbuloni talentet dhe nxirrni në pah potencialin tuaj pasi viti nxit kreativitetin, por nuk është i lehtë.  Duket se ky vit ju favorizon duke ju ofruar kushte më të mira dha mundësi të mëdha për karrierën tuaj. Do të analizoni ngadalë dhe me siguri mundësitë e ofruara dhe ju të guximshmit të shenjës do të përfitoni nga shanset që paraqiten. Pengesat do të ngadalësojnë ritmin tuaj por nuk ka arsye shqetësimi përfundimisht do të merrni atë që meritoni dhe do të keni arritur të realizoni planet tuaja madhështore. Antiteza, herë ulje dhe herë ngritje do të karakterizojë sektorin financiar prandaj të jeni konsistent në detyrime dhe të matur në lëvizje. Më të mira do të jenë të dhënat për financat tuaja në fund të vitit, të cilat të paktën do të karakterizohen nga një stabilitet relativ. Mjaft premtuese është 2020-ta për jetën tuaj sentimentale. Shumë do të jeni ju që do të zyrtarizoni një marrëdhënie, ndërsa ju të pavarurit e shenjës do të keni mundësinë t’ju rrahë fort zemra më shumë se një herë gjatë këtij viti dhe do të përjetoni një dashuri të zjarrtë. Do të përjetoni përvoja të shkëlqyera por dhe situata zhgënjyese. Ju që jeni në një lidhje prej shumë vitesh do të duhet të mbani të gjallë pasionin se rreziqet janë të shumta.

PESHORJA

Vëmendja dhe veprimtaria juaj sivjet do të përqendrohen në ngjarjet lidhur me familjen dhe shtëpinë. Nuk përjashtohet mundësia që sivjet të bëni një ndryshim të madh në lidhje me vendbanimin tuaj. Një zhvendosje, një blerje apo një shitje mund të jenë disa nga skenarët e mundshme të vitit. Sidoqoftë, sigurohuni për zgjedhjen e duhur nëse nuk jeni të detyruar të merrni vendime përfundimtare. Krijoni kushtet për një psikologji të mirë dhe kujdesuni për shëndetin tuaj. Viti do të jetë po aq i rëndësishëm dhe për biznesin tuaj pasi do të jeni në një periudhë rishikimesh, vendimesh dhe ndryshimesh, duke i dhënë fund situatave të vjetra që nuk sjellin më rezultate. Shumë prej jush do të ndryshoni drejtimin. Keni nevojë për organizim, qëllime të qarta dhe gjendje të mirë mendore për të arritur suksesin. Në sektorin financiar relativisht do të jeni të favorizuar, por nuk do të mungojnë të papriturat. Sivjet përgjigjuni detyrimeve dhe perspektiva më të mira ju presin pas një viti. Përsa i përket jetës personale dhe sentimentale do të kaloni prova dhe vështirësi gjatë gjithë vitit. Marrëdhëniet ekzistuese do të kalojnë në një krizë të madhe dhe në disa raste mund të përfundojnë. Dhe për ju të pavarurit e shenjës viti nuk premton stabilitet para fundit të tij. Në fund të vitit bashkimi i Jupiterit me Saturnin në shenjën miqësore për ju të Ujorit ndryshon të dhënat për jetën tuaj emocionale. Përpiquni të jeni të lumtur gjatë këtij viti pasi shumë gjëra nuk janë nën kontrollin dhe në dorën tuaj dhe vitin që vjen do të keni takim me dashurinë e vërtetë.

AKREPI

2020-ta do të jetë një vit jashtëzakonisht emocionues në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat, nga pikëpamja sociale, profesionale dhe personale. Viti do të karakterizohet nga shumë lëvizje apo udhëtime, një aktivizim i jashtëzakonshëm social, plane të rëndësishme në fushën profesionale dhe një rinovim të jetës personale. Armët tuaja  do të jenë arsyeja, idetë, reklama dhe këshillat nga njerëz me përvojë. Ndonjëherë pasiguria emocionale dhe materiale mund të jenë pengesë në rrugën tuaj. Luftoni demonët tuaj dhe me siguri do të dilni në sipërfaqe këtë vit. Aktivizim për realizimin e synimeve kërkon biznesi apo puna juaj dhe ndoshta do të duhet të udhëtoni më shpesh se zakonisht. Do të jeni të hapur dhe do të mirëprisni idetë e reja pasi ato shërbejnë dhe ushqejnë qëllimet tuaja, ndërsa disa herë do të shqetësoheni për efikasitetin dhe aftësinë për t’iu përgjigjur kërkesave. Sidoqoftë, ju mbeteni të përkushtuar në të njëjtin drejtim, të sigurt për arritjen e qëllimit. Shumë herë vështirësitë do të dalin përpara në rrugën tuaj, por ju bëheni akoma më të fortë dhe më të zot kur gjërat ndërlikohen. Do të keni sukses dhe do të gjeni përgjigje për gjithçka që ju shqetëson. Sektori financiar preket drejtpërdrejtë nga eklipset e Qershorit, Nëntorit dhe Dhjetorit, por me strategji dhe shumë punë do të gjeni një mënyrë për të balancuar situatën. Ky vit ju premton një bashkëpunim të suksesshëm në sektorin financiar. Përsa i përket jetës personale do të doni të gjeni sërish lirinë tuaj, veçanërisht nëse nuk ndiheni mirë në marrëdhënien ekzistuese. Ju  të pavarurit e shenjës do të keni komoditetin për të pasur takime të bukura gjatë gjithë vitit. Një dashuri e zjarrtë do të ndryshojë të dhënat e jetës suaj duke i dhënë asaj një kuptim tjetër. Në të njëjtën kohë nuk do të ju mungojnë miqtë e mirë dhe miqësitë e bukura për të gjithë ju.

SHIGJETARI

2020-ta do të jetë një vit veçanërisht i rëndësishëm për financat, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Planetet  të mbledhur në shenjën e Bricjapit dhe eklipsi i janarit ndryshojnë rrënjësisht situatën ekonomike ndërsa eklipset e tjera kontribuojnë në rishikimin dhe spastrimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve. Në fushën profesionale do të realizoni arritje të mëdha dhe themelet për të ardhmen po marrin formë më në fund. Një rinovim të pajisjeve apo një ndryshim do të bëjnë biznesin tuaj më bashkëkohor  dhe me kosto efektive. Disa prej jush do të ndryshojnë punë ose  do të marrin një drejtim tjetër në punë me qëllim kryesor përmirësimin e të ardhurave. Për ju që po kërkoni një vend pune ekzistojnë shumë mundësi ta gjeni, por nuk do të ketë stabilitet. Profesionet që lidhen me pasuritë e patundshme dhe me import-eksportin mund të rezultojnë mjaft fitimprurëse. Ky vit ndryshon të dhënat në financat tuaja. Do të keni të ardhura të papritura dhe do të ketë raste të tilla që çdo gjë që do të kapni do të bëhet flori. Sidoqoftë, kërkohet organizim dhe planifikim pasi nuk do të mungojnë dhe vështirësitë, madje disa herë të papritura. Shmangni shpërdorimet dhe të jeni të matur apo të kujdesshëm në shpenzime. Jeta juaj personale dhe marrëdhëniet tuaja ndikohen nga eklipset qershorit, nëntorit dhe dhjetorit duke krijuar disa vështirësi. Marrëdhëniet ekzistuese do të pësojnë një krizë ose zhgënjim dhe në disa raste ekstreme ndoshta një ndarje. Jini të durueshëm dhe mos merrni vendime përfundimtare nëse nuk jeni të sigurt, veçanërisht në periudhën e eklipseve. Për ju të pavarurit e shenjës do të keni shumë mundësi për aventura dhe përvoja të paharrueshme, ndërsa në të njëjtën kohë përjetoni një dashuri për të cilën koha do të tregoj.

BRICJAPI

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit ndodhin në shenjën tuaj dhe pikërisht aty dhe gjatë kësaj periudhe ndryshojnë gjërat për gjithë botën duke i dhënë fund asaj që është e vjetër dhe e kalbur dhe duke shënuar fillimin e një epoke të re. Asgjë nuk është e lehtë për t’u realizuar, kërkohen përpjekje dhe sakrifica kështu që pjesën më të madhe të presionit, që në fakt të gjithë do ta ndjejmë, do ta kaloni ju. Shumë të lodhur nga vitet e kaluara, arrini më në fund në fazën përfundimtare të ndryshimit dhe të transformimit. Viti fillon me vështirësi që do të bëhen më intensive deri në fund të marsit. Ndryshimet do të jenë radikale dhe shumë prej jush aspirojnë të jetojnë një realitet krejtësisht të ndryshëm. Me fundin e vitit, diku në vjeshtë, vështirësitë tuaja të mëdha kanë mbaruar dhe një epokë e re hapet përpara jush, ku mund të bëni hapa të mëdhenj pa u shqetësuar më. Këtë vit do të keni forcën dhe vrullin për të përfunduar atë që dëshironi të realizoni.  Mjaft të dëshironi dhe do ta realizoni, pasi do të gjendeni në momentin e duhur në vendin e duhur. Guximi, risku dhe origjinaliteti do të garantojnë suksesin tuaj. Mos hezitoni, kapërceni frikën tuaj dhe dilni nga  rripi i sigurimit duke treguar aftësitë tuaja që në disa raste ju bëjnë të pazëvendësueshëm. Viti do të jetë i vështirë për të provuar pikat tuaja të forta apo durimin tuaj, shumë prej jush do të mbyllin një kapitull për diçka tjetër të re. Në fund do të jeni fituesit, sepse mbani forca të mëdha në brendësinë tuaj. Paqëndrueshmëria karakterizon financat tuaja me shpenzime dhe detyrime shumë herë të paprogramuara. Megjithatë ju do të jeni në gjendje t’i përballoni ato sepse keni aftësi menaxhuese. Sektori financiar mund të paraqis probleme si rezultat i faktorëve të tjerë. Mos harroni se ndryshimet fillojnë së pari nga ju, ju ndryshoni, dhe pastaj gjithçka përreth jush. Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet shumëvjecare  që tashmë po kalojnë dhe do të kalojnë një provë apo testim . Shumë do të kalojnë në ndarje, të tjerët do ta përfundojnë këtë proces të vonuar, të tjerë do të dëshirojnë një martesë të dytë për të cilën hezitojnë apo nuk janë të sigurtë dhe pjesa tjetër do të konsolidojnë më tej folenë që keni ndërtuar. Karakteristika përcaktuese e vitit është finalizimi. Ndërsa për ju të pavarurit e shenjës këtë vit do të keni mundësinë të bëni ndryshimin duke takuar dashurinë dhe lumturinë. Do të përjetoni momente emocionale të mrekullueshme dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëni një njohje të rëndësishme në një udhëtim. Miqësia do të jetë arsyeja afrimit të parë që do të shndërrohet shumë shpejt në një lidhje dashurie të zjarrtë.

UJORI

Fillimi i vitit dhe kryesisht pjesa e parë e tij, ju gjen pak të mbyllur në vetvete apo më mirë do të thoja të mënjanuar nga aktiviteti i theksuar. Ndoshta jeni duke bërë një rishikim endoskopik duke hetuar gjërat dhe situatat, në disa raste duke planifikuar projektet tuaja të ardhshme që do t’i vendosni në zbatim nga fundi i vitit dhe më tej, ku do të ndryshojnë për më mirë kushtet dhe të dhënat për jetën tuaj personale dhe profesionale. Në fushën profesionale do të ketë raste ku do të ndiheni të hutuar pa e ditur se ku po shkoni dhe çfarë po bëni, të nxitur nga intuita që do të jetë e zhvilluar shumë gjatë këtij viti. Kërkohen ndryshime të mëdha, por nuk do të doni t’i realizoni ato në të njëjtën kohë, kështu që me mençuri do të merrni kohën tuaj dhe do të vendosni se çfarë ju duhet të ndryshoni. Do të përballoni situata stresuese dhe plot tension dhe në disa raste ekstreme skandaloze. Sido që të jetë, ju do të bëni gjëra të reja që do t’ju udhëheqin drejt suksesit në vitet e ardhshme. Fundi i vitit ju premton një partneritet të rëndësishëm dhe solid. Financat tuaj  ndikohen nga eklipset e qershorit dhe dhjetorit që kërkojnë prej jush të tregoni kujdes në lëvizjet dhe investimet. Menaxhimi i duhur dhe shmangia e shpenzimeve të panevojshme janë domosdoshmëri. Në jetën tuaj personale ju keni nevojë të ndjeheni të lirë dhe këtë vit do të kërkoni akoma më shumë liri. Peripecitë dhe  dashuria do t’ju tërheqin, por deri në fund të fundit  do të mbizotërojë liria pa qenë në gjendje të merrni vendime përfundimtare. Në fund të vitit do krijohen të dhëna të reja për jetën tuaj personale dhe sentimentale duke kërkuar më shumë qëndrueshmërinë dhe dashurinë e vërtetë.

PESHQIT

2020-ta do të ndihmojë në zgjerimin e rrethit tuaj shoqëror, i cili do të jetë i dobishëm në arritjen e qëllimeve tuaja. Përfshirja në një punë sociale është e vlefshme dhe ju mund dalloni apo të vlerësoheni për të gjatë vitit. Eklipset e vitit ndikojnë në jetën tuaj profesionale dhe familjare duke shkaktuar konfuzion dhe destabilizim. Ky viti do të jetë i rëndësishëm për planet tuaja të biznesit pasi eklipset e qershorit, nëntorit dhe veçanërisht dhjetorit, të cilat vijnë për t’ju shpërblyer, do të përcaktojnë rrjedhën e ngjarjeve. Është e dobishme të vendosni qëllime të reja dhe të punoni shumë dhe me organizim për t’i realizuar ato. Puna në grup do të jetë rezultative dhe atje mund të zbuloni aftësitë tuaja drejtuese. Ata që duan të përfshihen në politikë do të kenë mbështetjen e duhur, ndërsa ju që punoni në organizimin e eventeve këtë vit do të triumfoni. Ndoshta për disa, një udhëtim do të ndihmojë në zhvillimin e një plani. Ju profesionistët e pavarur do të kaloni shumë kohë në krijimin dhe zhvillimin e klientelës, përmes pengesave dhe zhgënjimeve. Në asnjë rast pengesat nuk do të mungojnë, por më e rëndësishmja është që me eklipset në fund të vitit do të shpërbleheni për atë që meritoni. Të kujdesshëm duhet të jeni në sektorin financiar pasi  gabime të së kaluarës apo të tanishme do t’ju nxjerrin jashtë planifikimit. Shmangni veprimet impulsive dhe tregohuni parashikues. Jeta juaj personale e prekur nga eklipset do të ketë ulje-ngritje herë pas here. Marrëdhëniet mund të mos jenë në rrezik të shpërbërjes ose të ndarjes, por në disa raste do të doni të gjeni ngrohtësi diku tjetër. Ndani aktivitetet shoqërore dhe interesat e përbashkëta, duke ripërtëritur dhe rinovuar në këtë mënyrë marrëdhënien ekzistuese. Sa për ju të pavarurit e shenjës, jeta sociale merr përparësi mbi dashurinë, dhe nuk është nevoja t’i nënshtroheni hijeshisë së kujtdo që do të pengonte lirinë tuaj, pasi dashuria dhe momentet romantike do të jenë gjithmonë aty për ju./revistawho.com