• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Si do të bësh para këtë vit sipas shenjës së horoskopit

Ky është një vit shumë i vështirë për çdo aspekt të jetës, por veçanërisht për ekonominë. Ndaj astrologjia është futur në lojë për t’i dhënë secilës shenjë këshilla dhe një parashikim të shkurtër që të mos ngelen trokë në fund të vitit.

Dashi

Ju jeni kreativ dhe të guximshëm ndaj kini parasysh që do keni një ide novative që do ju hapë rrugët për të bërë edhe shumë para. Kapni shansin që të merrni atë që doni.

Demi

Kjo shenjë toke është e qetë, e durueshme, por nga ana tjetër nuk është kreative dhe e sigurt. Sidoqoftë, kanë pikë të fortë biznesin, ku me ndihmën e një këshilltari të mirë, do të bëjnë investimin e duhur. Me shumë gjasa në pasuritë e paluajtshme.

Binjakët

Mërkuri iu ka dhënë imagjinatën dhe ide që vijnë shpejt e natyrshëm. Po ashtu edhe aftësinë për të zënë shpejt miqësi. Duke përfituar nga aftësia juaj për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar marrëdhënie të reja, do të gjeni një punë në fushën e komunikimit, ndoshta duke ndihmuar një kompani të madhe për të gjetur kontakte.

Gaforret

Ndjeshmëria juaj është e rrallë dhe është e pamundur ta anashkaloni. Duke e vënë në punë bashkë me dashurinë tuaj për kafshët, mund të fitoni shumë para duke iu përkushtuar kafshëve të miqve dhe të njohurve.

Luani

Ju mund të jeni një influencues shumë i mirë. Pasi keni aftësinë të merrni vëmendje, por jeni edhe të drejtë e nuk dorëzoheni kurrë.

Virgjëresha

Punoni me kokën ulur, duke mos u ankuar kurrë. Ju dini se si ta fitoni dhe ta ruani besimin e eprorëve. Së shpejti mund të merrni lajme për një promovim.

Peshoret

Ju jeni më diplomati nga shenjat e ajrit. Jeni të sjellshëm, të respektueshëm dhe nuk i fusni hundët vend e pa vend. Ju mund të filloni biznesin tuaj, duke u mbështetur tek kolegët që iu kanë qëndruar përherë besnikë. Nëse, doni të qëndroni në punën tuaj, dijeni se është koha e duhur për të kërkuar ngritje në detyrë.

Akrepët

Ju pëlqen të keni përvoja të reja dhe nuk keni frikë nga ndryshimi. Për të rritur të ardhurat tuaja, mund të konsideroni të jepni me qera shtëpinë tuaj dhe të qëndroni për ca kohë në një vend të largët, në natyrë. Ndoshta mund t’i përkushtoheni vetes e të shkruani një roman.

Shigjetar

Mund të përvishni mëngët e të filloni stërvitjen për t’u bërë një trajner sportiv, meqë ju pëlqen të bëni aktivitet fizik. Në të kundërt do i hyni punës në shtëpi duke iu dhënë jetë sendeve të vjetra për t’i shitur në internet. E rëndësishme është të mos rrini kot.

Bricjapi

Fryma praktike e kombinuar me pak cinizëm, plus dëshira e madhe për stabilitet do bëjë që këtë vit të regjistroheni në një kurs biznesi, për të mësuar se si të shfrytëzoni sa më mirë kursimet tuaja.

Ujor

Ju jeni shenja e lirisë dhe e urreni të ndiheni të mbytur nga një shtëpi e mbushur me sende, orendi, rroba të padobishme. Ndaj do bëni një listë të gjithçkaje që nuk përdorni më dhe do i shisni në Amazon.

Peshqit

Ju jeni shumë kreativ dhe adhuroni gjithçka që bëhet me dorë. Këtë vit do ndjeni shtysën për të krijuar objekte, vepra arti apo rroba të thurura e më pas do i shisni./revistawho.com