• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Si do sillen motrat e saj nëse Kylie kthehet me ish-të dashurin? Ja çfarë i kanë thënë ato

Mesa duket 22-vjeçarja Kylie Jenner, nuk do të gjykohet nga motrat e saj, Kim, Kourtney, Kendall dhe Khloe për zgjedhjet e saj të meshkujve në të ardhmen. “Kylie ndihet shumë mirënjohëse sepse e di që të gjitha motrat e saj do ta mbështesin në çdo zgjedhje që ajo do bëjë lidhur me jetën e saj personale. Ajo është shumë e zgjuar dhe e pavarur për moshën që ka, prandaj motrat besojnë se ajo do marrë vendimin më të mirë për veten e saj”, tregon një burim për revistën “Hollywood Life”. Kylie po përballet me thashethemet për një tradhti të ish-partnerit të saj Travis Scott, dhe ritakimit të saj me ish-in e saj reperin Tyga.