Në datë 27 Shkurt Hëna e plotë do të jetë në Virgjëreshë dhe kjo do të thotë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund zakoneve të pashëndetshme dhe rutinës. Kjo Hënë e plotë ose do t’ju hedhë dritë ose do t’ju mësojë si të lini të shkojnë disa gjëra.
Dashi – Diçka po ju shpërqëndron në punë dhe për këtë arsye duhet ta largosh. Hëna e plotë ju këshillon të rishikoni rutinën tuaj të përditshme.
Demi – Lehtësimi vjen duke vlerësuar projektet kreative dhe duke mos kërkuar perfeksion. Mos u bëj armik i vetes duke qenë kritikë.
Binjakët – Kjo Hënë e plotë do t’ju bëjë të kërkoni më shumë informacion për njerëzit që keni pranë. Mos u bëni paragjykues dhe mos keqkuptoni situatat.
Gaforrja – Kjo Hënë e plotë do t’ju bëjë të flisni dhe të tregoni opinionet tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe fjalët s’kanë pse të dalin perfekt.
Luani – Njerëzit pranë jush mund të duan ndihmë nga ty. Mos premto asgjë nëse nuk ndihesh mirë dhe nuk ke dëshirë të ndihmosh persona të caktuar.
Virgjëresha – Do e gjesh veten duke treguar gjithçka gjatë kësaj Hëne te plotë. Të ndash informacione mund të jetë e vështirë, por edhe do t’ju japë energji.
Peshorja – Ndiheni të humbur dhe në kërkim të një zgjidhje për problemet. Kjo Hënë e plotë do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhjen.
Akrepi – Kjo Hënë e plotë duket shumë e mirë për ty, me energji kreative dhe do bini shumë në sy. Sigurohuni të duken mirë sepse njerëzit do i kenë sytë tek ju.
Shigjetari – Përgatituni të dilni më shpesh. Keni qenë shumë të mbyllur muajt e fundit, por tani është koha të tregoni veten.
Bricjapi – Kjo Hënë e plotë do t’ju bëjë të udhëtoni në një vend të ri. Një ndryshim vendi do të jetë edhe një ndryshim pozitiv për ju.
Ujori – Këtë Hënë të plotë do meditoni, reflektoni dhe do hiqni dorë nga kritikat dhe mendimet negative. Do vlerësoni punën tuaj dhe do jeni me këmbë në tokë.
Peshqit – Kjo Hënë e plotë do t’ju shtyjë të kërkoni ndihmën që doni edhe pse e keni të vështirë të hapeni me të tjerët. Risko dhe lëri njerëzi të jenë vetvetja me ju.