• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Si do na i nxijë jetën Mërkuri Retrogradë

U rikthye miq! Mërkuri Retrograd, tranziti me famën më të keqe në astrologji rikthehet mes nesh për të na i bërë jetën më të vështirë, por do t’ja dalim edhe këtë herë! Mërkuri do të jetë retrogradë në shenjën e Ujorit nga 30 Janari deri në 20 Shkurt. Shenjat fikse: Ujor, Dem, Luan dhe Akrep do ta ndjejnë më shumë se të gjithë këtë retrogradë ndërsa Binjakët dhe Peshoret do ta ndjejnë më pak se të gjithë.

Mërkuri përfshin fushën e udhëtimeve, komunikimit dhe bashkëpunimeve kështu që kur shkon retrogradë këto fusha të jetës vështirësohen. Pra këtë periudhë do të kemi probleme me teknologjinë, me makinat, me komunikimin dhe për më tepër në punë e shoqëri do kemi mosmarrëveshje dhe keqkuptime.

Miqtë e vjetër dhe ish-at rikthehen në këtë periudhë. Projektet që keni lënë përgjysmë dikur, mund t’i rishqyrtoni sërish.

Është për tu përmendur edhe fakti që vitet e fundit, Mërkuri ka qenë retrogradë vetëm në shenjat e ujit ç’ka do të thotë se ka krijuar vetëm drama emocionale ndërsa këtë herë është retrogradë në një shenjë ajri që do të thotë do përballemi me probleme me komunikimin, fokusin dhe organizimin.

Për t’i mbijetuar kësaj retrograde mbaj 3 gjëra në mendje: Ji i qartë kur komunikon, mos bëni investime të mëdha dhe mos nisni një lidhje të re përndryshe do përfundojë shpejt.

Ja si do të ndikojë Mërkuri retrogradë tek të gjitha shenjat:

Dashi – Do kuptoni se kush janë miqtë e vërtetë këtë periudhë. Ata që merren me llafe pas shpinës suaj do dalin në dritë. Përpiquni të shmangni sherret dhe qëndroni të vërtetë me veten tuaj. Nëse një shoqëri mbaron, lëre të shkojë. Në fund të retrogradës do gjeni miq të rinj.

Demi – Marrëdhënia juaj me punën dhe sidomos me shefin do jetë pak e tensionuar. Do ndjeni presion për të punuar sa më mirë. Mos filloni punë ose projekte të reja, por mbaroni ato që keni në dorë dhe tregojini shefit që ia dolët. Në fund të retrogradës do keni një rritje rroge, bonus ose rritje në detyrë.

Binjakët – Mërkuri retrogradë do t’ju inkurajojë të rishikoni preferencat tuaja. Jo se kush është restoranti juaj i preferuar, por pikëpamjet tuaja mbi politikën e filozofinë. Mësoni gjëra të reja për njerëzit, vendet dhe idetë. Do e keni vështirë të organizoni axhendën tuaj.

Gaforrja – Këtë periudhë kujdesuni të paguani në kohë faturat ose do të keni probleme financiare. Do rivlerësoni nëse partneritetet tuaja po funksionojnë. Nuk do gjeni balancë në marrëdhëniet tuaja me partnerin apo miqtë, por është koha për ta rregulluar këtë.

Luani – Është një mundësi shumë e madhe për ju kjo periudhë. Do rivlerësoni marrëdhëniet me miqtë dhe ish-at. Prit derisa retrograda të mbarojë që të marrësh hapa në jetën dashurore. Pra mos nis një lidhje të re sepse nuk është koha e duhur.

Virgjëresha – Njiheni si shenja më e organizuar dhe tani është koha juaj. Këto javë kushtojani pastrimit, axhendës suaj dhe nis një jetë të shëndetshme. Ushqehu shëndetshëm, mbaj trupin në formë dhe kujdesu për gjendjen emocionale. Me ndryshimet që do bësh tani duhet t’i mbash për një kohë të gjatë.

Peshorja – Jeni me fat sepse retrograda s’do t’ju ndikojë shumë. Mund të keni ndonjë zënkë me ish-in, por nga ana tjetër është një kohë e shkëlqyer për kreativitet. Një talent i juaji do t’ju ndihmojë të çlironi stresin dhe të bëni qejf.

Akrepi – Përpiquni të mos nënshkruani kontrata gjatë kësaj retrograde. Mund të çojë në shumë keqkuptime në të ardhmen. Është koha për të dekoruar, rregulluar shtëpinë dhe për të komunikuar me njerëzit që doni.

Shigjetari – Ju jeni shumë të hapur me opinionet tuaja, por gjatë kësaj retrograde këshillohet që të mendoni para se të flisni! Lexoni me kujdes çdo mesazh që dërgoni apo merrni dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Bricjapi – Mbani sytë nga llogaria juaj bankare. Mërkuri retrogradë mund t’ju bëjë të harxhoni shumë duke blerë. Shpenzo me kujdes dhe kurse sa më shumë.

Ujori – Ju do ta ndjeni Mërkurin Retrogradë më shumë nga të gjithë. Këshilla për këtë periudhë është të hiqni dorë nga kokëfortësia. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë. Disa njerëz mund të dinë më shumë se ju. Dëgjoni më shumë sesa flisni dhe do jeni mirë!

Peshqit – Ish-at rikthehet këtë periudhë e sidomos për ju. Jo vetëm ish-at, por edhe punët e shkuara. Mesazhi nga yjet është që do të keni shumë në pjatën tuaj, por zgjidhni çfarë është më e mira për ju!/revistawho.com