• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Lajme

Si do jetë kjo javë? Pyesim horoskopin

Dashi – Shprehe veten këtë javë. Thuaje çfarë ke në mendje. Luaj më shumë e puno më pak sepse planetet ta lejojnë. Të dielën hëna e re në shenjën tuaj ju jep mundësinë të shprehni dëshirat Universit.

Demi – Uluni me këmbë në tokë Dema. Vendosni prioritet sigurinë dhe limitet tuaja. Këtë javë do socializoheni me miqtë që ju kanë munguar. Me hënën e re në Dash do doni të lini pas njerëzit, gjërat dhe besimet që ju kanë mbajtur pas.

Binjakët – Do ribashkoheni me miqtë këtë javë. Por ndërkohë do jeni konfuzë me përgjegjësitë tuaja në punë. Hëna e re në Dash do t’ju mësojë sesi të vini para qëllimet tuaja në të mirën tuaj.

Gaforrja – Mbani përgjegjësitë që ju takojnë Gaforre. Këtë javë do rishikoni zakonet profesionale. Do jeni kuriozë, por edhe të pasigurtë. Hëna e re në Dash kërkon që të jeni sypatrembur dhe të keni qëllimin tek suksesi profesional.

Luani – Do qëndroni me zgjuarsi larg miqve dhe situatave për të gjetur pak hapësirë për veten tuaj këtë javë. Hëna e re në Dash do të kontrollojë zonën e inteligjencës kështu që do mësoni shumë përmes një udhëtimi apo shkollës.

Virgjëresha – Do mësoni sesi e vërteta dhe integriteti mund të shprehet përmes punës. Hëna e re në Dash mund t’ju bëjë realitet dëshirat në intimitet dhe lidhjen tuaj më kuptimplotë.

Peshorja – Duhet t’i shihni gjërat me kujdes këtë javë. Kush përpiqet, do shohë rezultate. Hëna e re në Dash do kontrollojë sektorin e romancës dhe besimit prandaj jepni dhe merrni në dashuri.

Akrepi – Të vërtetën do ta gjeni në detaje këtë javë Akrepë. Në marrëdhëniet dashurore do mbylleni në vetvete për tu ndjerë të fuqishëm. Hëna e re në Dash kërkon që të fokusoheni më shumë tek shëndeti.

Shigjetari – Kini besim dhe ecni me vetëbesim drejt së panjohurës. Shprehni emocionet me njerëzit që keni nevojë t’ju dëgjojnë. Hëna e re në Dash do ju bëjë të përqëndroheni tek vetja dhe kuptimi i jetës.

Bricjapi – Shprehni ndjenjat dhe fokusohuni tek gjërat e vogla këtë javë sepse do t’ju ndihmojnë të shihni gjërat e mëdha. Hëna e re në Dash kërkon të përqëndroheni tek shtëpia, familja dhe siguria emocionale për të gjetur lumturinë.

Ujori – Do ndiheni kreativë dhe do keni plot ide këtë javë. Do keni vetëbesimin për t’i dalë ballë gjërave. Hëna e re në Dash kërkon që të keni kujdes në zgjedhjen e fjalëve dhe të dëgjoni më shumë kur komunikoni.

Peshqit – Nuk ka vend si shtëpia dhe kjo javë do t’jua tregojë këtë. Do jeni më kuriozë për ndjenjat që keni. Hëna e re në Dash do ju bëjë të ktheni sytë nga financat që të ndiheni më të sigurtë.