• youuinsttaaffccbb
TEST
Pa kategori

Shumica e burrave e bëjnë, por Blero nuk e harron datën e veçantë!

Kur vjen puna tek ditëlindjet e përvjetoret, tek datat në përgjithësi, burrat nuk është se shkëlqejnë shumë. Madje harresa e këtyre eventeve është një burim i mirë për sherr me bashkëshortet. Por kjo nuk vlen për Bleron.

Këngëtari i njohur, ditën e sotme ka kujtuar e uruar bashkëshorten e tij, pasi bëjnë plot dy vjet të martuar.

“Urime dita jonë dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit që ka hedhur në llogarinë e tij në Instagram, me foton e shkëputur nga dita e martesës.

 

Kujtojmë se Blero dhe Afrona u martuan në vitin 2019 në një ceremoni me shumë të ftuar në plazhin e Shëngjinit. Dhe qysh asaj dite, duket se dashuria mes tyre po njeh veç stinë lulëzimi./Revistawho.com