• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO, Who Serial

Shumë të shenjës së Dashit dhe vetëm 1 Akrep, ç’tregojnë shenjat e horoskopit për banorët e BBV

Big Brother VIP i ka mbërthyer të gjithë para ekranit që prej ditës kur nisi dhe tashmë që janë bërë tre javë, publiku i ka njohur më mirë banorët. Sherret, debatet, nuk kanë munguar e duket se këto e kanë shfaqur edhe më mirë karakterin e personazheve tanë. Dhe sigurisht nuk mund të lëmë pa përmendur që këtu ka ndikuar edhe shenja e tyre e horoskopit. Ja, e dinit që Fifi, e cila këtë javë ka qenë shumë e komentuar për debatet shpërthyese, është një Dash? Dashët janë shenjë zjarri, prandaj janë edhe njerëz ekspresivë, ashtu siç Fifi e përshkroi veten. Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë gjithashtu Dashë e të dy nuk është se iu janë shmangur debateve.

Donaldi, Arjola dhe Kledi i përkasin shenjës së Virgjëreshës. Kjo është dhe arsyeja që shumë rrallë i kemi parë të përfshirë në sherre. Virgjëreshët janë njerëz të qetë dhe ngrenë zërin atëherë kur duhet.

Paloma dhe Beatrix i përkasin shenjës së Binjakëve. Palomën tashmë e dimë që i thotë gjërat hapur siç i mendon, tipike si një Binjak ndërsa Trixën do e shohim me kalimin e kohës pasi këngëtarja sapo ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Semi dhe Sara i përkasin shenjës së Peshores. Peshoret njihen si shenjë e paqtë, miqësore e që shohin punën e tyre, ashtu si edhe Semi, e cila vazhdimisht ka kërkuar t’i shmanget debateve. Sara gjithashtu e tha dhe vetë në klipin prezantues që është një vajzë alegro, ashtu si Peshoret, shkruan Revista Who.

I vetmi akrep në shtëpinë e famshme është Sheila. Akrepët njihen si njerëz inteligjentë dhe stoikë.

Beniada i përket shenjës së Ujorit, kjo është dhe arsyeja pse e shohim të ketë një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Graniti është Luan dhe tashmë dihet që Luanët janë njerëz që i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme, ashtu si futbollisti që ka marrë vëmendjen për pamjen e tij.

Sabiani i përket shenjës së Demit dhe duket se e përfaqëson më së miri këtë shenjë duke u munduar të rregullojë ekuilibrat në shtëpi.

Arditi është Bricjap dhe personat e kësaj shenje njihen si ambiciozë, të organizuar dhe që bëjnë gjithçka për të arritur qëllimin që i kanë vendosur vetes.

Dhe Einxhel, e cila sapo është futur në shtëpinë e famshme është një Shigjetar. Kjo shenjë njihet për kokëfortësi, lirshmëri dhe prakticitet, karakteristika që pritet Einxhel të na i shfaqë në ditët në vazhdim./revistawho.com