Tayna ka ndarë herë pas here pamje të ndryshme nga projekti më i fundit muzikor të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt. Pas pritjes së gjatë të fansave, reperja ka zbuluar një pjesë të projektit ku shfaqet me flokët ngjyrë rozë në llogarinë e saj.
“Të dielën në orën 16:00 ‘Bass’”, ka shkruar Tayna në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës ishte ai në bashkëpunim me Mozzik ‘Lakmitare’ i cili u kthye në një hit dhe numëron miliona klikime në ‘Youtube’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCd4F6-AllD/?igshid=1prl5gdtxp3uw