• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë shpejt nis ‘Top Talent 3’, zbulohen emrat e 4 anëtarëve të jurisë

‘Top Talent 3’ pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e ‘Top Channel’. Ky sezon pritet të ketë shumë surpriza me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh.

Autorsia këtë vit është e gazetares së njohur Ilda Lumani dhe producente ekzekutive Ledja Liku. Ndërsa pak më parë janë zbuluar edhe emrat e jurisë, të cilët do të gjykojë dhe zgjedhin të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në këtë garë.

Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli janë katër emrat e përzgjedhur të cilët do të jenë pjesë e jurisë së ‘Top Talent 3’. Me siguri ky edicion do të rezervojë mjaft surpriza dhe të papritura, njëjtë si në produksionet e realizuara vitet më parë. Kujtojmë se ‘Top Talent’ është një mundësi për të gjithë grupmoshat që synojnë të jenë pjesë e televizionit si dhe për të gjithë interpretuesit në zhanre të ndryshme./revistawho.com