• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë shpejt nënë për herë të parë, Eliza Dushku publikon foton më të veçantë krah partnerit të saj

Artistja e njohur shqiptare, Eliza Dushku ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ foton më të veçantë nga periudha e shtatzënisë së saj, ku shfaqet krah bashkëshortit me barkun e rrumbullakosur. “Vetëm disa ditë derisa ai të vijë në jetë”, ka shkruar aktorja shqiptare në foton ku ndodhet dhe qenushi, duke treguar një tjetër pjesëtar të dashur të familjes së saj.

Pas këtij momenti në llogarinë e Dushkut kanë mbërritur komente të ndryshme nga ndjekës apo miq të 38-vjeçares të cilët e kanë uruar për pritjen e ëmbël të cilën është duke përjetuar. Kujtojmë se Eliza Dushku jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në vitin 2018 në qytetin e Boston me partnerin e saj, Peter Palandjian. Në vetëm pak ditë ajo pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, fryt i dashurisë disavjeçare me Palandjian./revistawho.com