• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë shpejt në ekran, ja si duket skena e ‘Take me out Albania’ në përfundim të saj

 

Shumë shpejt pritet të nisë spektakli më i ri në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Take me out Albania’. Autorja dhe moderatorja e tij, Luana Vjollca ka treguar herë pas here se përgatitjet për të kanë vazhduar, ndërsa pak më parë ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, duke shuar sadopak kureshtjen e fansave.
Skena e ‘Take me out Albania’ duket se ka përfunduar dhe Luana është duke ndjekur me vëmendje detajet e fundit të saj.
Moderatorja nuk ka bërë të ditur asnjë datë deri më tani rreth momentit kur emisioni do të shfaqet në ekran, por ka premtuar se do të jetë shumë shpejt.
Kujtojmë se ky program do të bëjë të mundur njohjen e çifteve të ndryshëm, të cilët pritet të dhurojnë spektakël teksa provojnë të njohin njëri-tjetrin./revistawho.com