Shumë shpejt Ylli Limani dhe Lumi B pritet ta sjellin projektin e tyre të fundit muzikor. Dyshja e artistëve ka ndarë disa foto ngq xhirimet, duke zbuluar disa prej skenave, njëjtë si në postimin e fundit të Ylli.
“Lumi unë për ty”, kq shkruar Limani krah fotos ku shfaqet në një dhomë ngjyrë blu mjaft i menduar.
Siç duket ky projekt do të lidhet sërish me dashurinë ndonëse Ylli dhe Lumi B nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër rreth tij.
Kujtojmë se projektini fundit i Yllit është ‘I kam kall’, ndërsa Lumi B solli disa javë më parë ‘Aman’ në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDgjyYQAz9u/?igshid=1oxd05i0rzy3d