• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë shpejt me një projekt të ri muzikor, Ingrit Gjoni zbulon të ftuarin special në xhirime

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë bashkëpunim dhe titullohet ‘Fjalë zemre’.

Ndërsa me videon e fundit në ‘Instagram-in’ e saj Gjoni ka treguar se pjesë të xhirimeve të këngës, ka bërë edhe djalin e saj, Parid. I vogli shfaqet i veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë së mesme dhe instrumentin muzikor në duar.

Me siguri Paridi duhet të jetë gëzuar shumë pasi është pjesëmarrës në projektin e fundit të mamit. Kujtojmë se Ingriti ka treguar herë pas here dashurinë e madhe që ka për djalin e saj edhe në rrjetet sociale, duke mos e fshehur kujdesin dhe përkushtimin e madh ndaj tij./revistawho.com