• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë shpejt albumi i ri, Gashi zbulon artisten shqiptare me të cilën po bashkëpunon

Në vetëm pak ditë reperi i njohur shqiptar, Gashi ka treguar se do të sjellë albumin e ri muzikor, pjesë e të cilit do të jetë dhe një bashkëpunim me një artist shqiptar.

Ai e ka treguar me anë të një postimi se do të sjellë një këngë me Njomza Vitian, e cila është një artiste e re shqiptare në tregun e huaj ndërkombëtar.
“Kjo është një prej artisteve më të mira të kohës tonë, ju ende nuk e dini”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.
Kujtojmë se më parë ai ka bashkëpunuar me Ledri Vulën me këngën ‘That’s mine’, e cila u kthye në një hit menjëherë./revistawho.com