• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë pranë recitalit të saj, Manjola Nallbani merr vlerësimin më të veçantë nga Elton Deda

Këngëtarja shumë e njohur për publikun, Manjola Nallbani ka njoftuar së fundmi se shumë shpejt do të mbaje një koncert recital të sajin pas kaq vitesh rrugëtim në skenën shqiptare, duke sjellë projekte të ndryshme muzikore. Urimet që Manjola ka marrë për këtë realizim, kanë qenë të ndryshme dhe njërin prej tyre ajo ka vendosur ta ripublikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke shprehur mirënjohjen për vlerësimin e marrë.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij koncerti. Një artiste madhështore dhe modeste në të njëjtën kohë. Meriton jo vetëm respekt, por edhe maksimumin e përpjekjeve artistike për ta shoqëruar në këtë rrugëtim fantastik që i takon me meritë. Manjola, jam i bindur që do shkëlqesh. Të duam dhe besojmë tek ti. Të enjten, salla e katedrales do të kumbojë nga zëri yt i bukur”, ka shkruar këngëtari i njohur, Elton Deda në postimin dedikuar koleges së tij. “Sa më emocionove. Shumë me fat të të kem në krah në këtë recital”, ka shkruar Manjola, e cila ka zbuluar njëherazi një nga artistët pjesëmarrës dhe mbështetës në recitalin që ajo do të mbajë në vetëm pak ditë.

Kujtojmë se Nallbani ka publikuar më parë foto krah bandës e cila do e shoqërojë në koncert, duke treguar se puna për mbrëmjen e 16 majit vazhdon, për të dhuruar një koncert ndryshe dhe plot emocione./revistawho.com