• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shuhet legjenda e muzikës Ennio Morricone, Marsela Çibukaj na kujton muzikën e komisar Katanit

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, legjenda e muzikës Ennio Morricone. Mjeshtri i shumë kolonave zanore, fitues i një çmimi “Oscar”, i ka mbyllur sytë në shtëpinë e tij në Romë. Shumë personazhe të huaj dhe shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të trishtë. Këngëtarja shqiptare, Marsela Çibukaj, iu ka kujtuar të gjithëve kolonën zanore të filmit të famshëm italian “Oktapodi”, me komisar Katanin. Ky film ka qenë mjaft i ndjekur në Shqipëri dhe muzika e tij rrënqethëse i ka emocionuar të gjithë. “Të gjithë shqiptarët u rritën, u emocionuan, qanë, ëndërruan me “commissario Corrado Cattani” dhe mbi të gjitha me muzikën e mjeshtrit të paarritshëm Ennio Morricone”, shkruan Marsela.

Morricone kishte prej kohësh ndërlikime në shëndet, pasi ishte rrëzuar dhe kishte thyer kockën e femurit.