Një nga shtëpitë e Kim Kardashian dhe Kanye West me vendodhje në Kaliforni është në përfundim të restaurimit. Deri tani, sipas ‘TMZ’ rregullimi i saj kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Prona gjigande ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Kalifornisë, aty ku disa muaj më parë ra zjarri që shkaktoi dëme të mëdha materiale.
‘TMZ’ ka zbuluar më herët se kjo pronë e çiftit të njohur u shpëtua nga zjarrfikësit privatë që Kanye dhe Kim kishin punësuar për të ruajtur investimin. Ajo ka disa pishina dhe një studio muzikore. Mendohet se çifti do transferohet për të jetuar aty sapo punimet të mbarojnë./revistawho.com