Mjaftoi një emoji i një bebeje, një emoji biberon dhe një emoji arush që Dua kishte vendosur në postimin e fundit për të nisur thashethemet se ajo është shtatzënë. Mijëra komente e qindra lajme në rrjet për shtatzëninë e Duas, e cila në foto na u shfaq me barkun petë.
Por si qëndron e vërteta? Edhe këtë na e zbulon vetë Dua duke i kthyer përgjigje një fansi.
“Shtatzënë?”-pyet një prej komentuesve ndërsa Dua i tregon se po pret një bebe, por jo si gjithë të tjerët: Po pret një bebe ushqimi. Pra ka ngrënë aq shumë, sa mund t’i duket vetja e fryrë si shtatzënë.
Ne prapë nuk pamë bark të fryrë te foto, po nejse…