• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit të Andrrës dhe Sinan Hoxhës

Çifti i njohur, Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë. “Abc News” shkruan se Andrra është në pritje të ëmbël. Madje është zbuluar edhe gjinia e bebit, i cili do të jetë djalë. Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali të quajtur Ansi, i cili duket se do të bëhet me vëlla të vogël. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga çifti i njohur ndaj na mbetet të presim për të parë nëse familjes do i shtohet një anëtar i ri. Kujtojmë se Sinani dhe Andra kanë ndarë momente të ndryshme me djalin e tyre, duke shijuar verën që lamë pas dhe siç duket dyshja do të ketë mundësinë të krijojnë edhe më shumë kujtime në muajt e ardhshëm.
Dyshja e kurorëzoi dashurinë e tyre në një martesë madhështore 5 vite më parë dhe që prej atij momenti nuk kanë hezituar t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalët më të bukura./revistawho.com