Moderatorja Kozeta Kurti i ka kushtuar një status Sindit studentes shqiptare, që fitoi një bursë nga Google.
Kurti shpreh indinjatën sepse këto gjeni nuk vlerësohen në Shqipëri. Ja statusi i plotë i saj:
“Ne kete vend nuk ka vetem spitullaqe botoksi! Ka modele si Sindi, ndonese ne minorance dhe te pa promovuara!
Disa vjet me pare, xhaxhai i saj dhe nje nga miqte e mi prej 20 vjetesh, me kerkoi “te thoja nje fjale” ne Ministrine e Arsimit per bursen e ekselences, qe Sindit ja garantonte udhezimi i Ministrise, investimi ne dije dhe rezultatet e marra. …sepse vajza po “perplasej” si top ping pongu!
E kuptoni? Duhej “te thoja nje fjale”! Une mund te thoja trilogji romanesh per te dhe shoqe e shoke te saj, por mua me vinte turp!
Une “e thashe fjalen”, por me vinte aq ndot qe gjithcka mund te lexohej si kerkese per favor.
Sot e kuptoj qe turpin nuk e bera une, por e kane bere dhe e bejne ata qe presin “t’u thone nje fjale” per vajza e djem si Sindi, nderkohe qe duhet te vihen ne rresht per t’u dhene doren atyre, sepse kane studiuar ne nje vend me arsim te coroditur dhe rezultatet i ruajten ne universitetet me te mira te botes, ku eshte krim “te thuash nje fjale”, per studentet me keto performanca.
Go Sindi!
Njerezit ne kete vend jane dhe do te jene krenare qe je shqiptare, vec po te vleresuan jashte, se ketu, edhe cemcakizin qe blejme ne Milano, e ruajme tre dite ne filxhan me uje, se eshte “i jashtëm”.