• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shqiptarët në Londër bëhen heronj, shpëtojnë 130 veta nga sulmi terrorist

Terroristët që përgjakën Londrën, duke lënë 7 të vrarë dhe 48 të plagosur, kishin tentuar të sulmonin dhe një rstorant shumë të njohur atje ’Café Brood’, në të cilin ndodheshin rreth 130 klientë. Për këtë ngjarje ka shkruar tabloidi britanik “Metro” një artikull që i dedikohet trimërisë së 4 emigrantëve shqiptarë që punojnë në restorantin e sipërpërmendur, pronari i të cilëve, Mark Stembridge ka rrëfyer: “Stafi im ishte shumë i shpejtë në reagim. Tre djemtë nuk hezituan dhe shkuan drejt Borough Bistro. Katër nga stafi janë nga Shqipëria dhe disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe dinë si të përballojnë situata të tilla. Po të mos ishte për djemtë shqiptarë, klientët e mi mund të kishin humbur jetën”, tha me krenari pronari i djemve. E kjo sigurisht që na bën krenarë edhe ne si komb, që kontributi i shqiptarëve ka shpëtuar qindra jetë atë natë terrori. Më poshtë foto nga gazeta “Metro” të dërguara për ‘Jeta Osh Qef’  nga emigrantët që jetojnë në Angli.