Depërtimi i masave ajrore nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulëta si edhe reshje bore. Reshjet e borës kanë pushtuar tashmë pjesën me të madhe të vendit dhe vazhdojnë në zonat malore. Ndërsa në zonat e ulta dhe bregdetare do të kemi kthjellime, por temperatura të ulëta.
Moti për ditën e sotme në Tiranë do kushtëzohet nga vranësira të herë pas hershme, ndërsa nga pasditja do të kemi kohë më të vrenjtur. Temperaturat do të vazhojnë të jenë të ulta me vlera që arrijnë 0 gradë celcius gjatë ditës dhe në mbrëmje arrijnë deri në -2 ose -3 gradë celcius./ revistawho.com
Burimi: Moti Lokal