• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

SHQIPËRI / Tani mund të blejmë online tek Zara!

Zara fillon sot shitjet online në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e qëndrueshëm të dyqaneve të integruara dhe modelit online, në tregjet ku operon Grupi Inditex. Zara.com/al do t’i ofrojë blerësve nga Shqipëria, të gjithë koleksionet e plota për femra, meshkuj dhe fëmijë që gjenden në dyqanet Zara në Shqipëri, duke filluar nga Koleksioni Pranverë 2020.

Me opsionet e gjuhës në Shqip dhe Anglisht, Zara.com/al është ndërtuar për të ofruar një eksperiencë të thjeshtë blerjesh online. Ideja është që klientët të mund të ndërveprojnë me markën duke kërkuar në mënyrë intuitive mes kategorive dhe seksioneve të ndryshme të produkteve.

Faqja web është e ndërtuar për të mundësuar blerjet online nga çdo pajisje telefoni dhe nga çdo shfletues interneti i disponueshëm në tregjet ku Zara ka prezencë online.

Gjatë shfletimit online, klientët do të drejtohen automatikisht tek seksioni më i fundit që kanë vizituar. Ata do të kenë mundësinë të kontrollojnë disponueshmërinë e artikujve në dyqan, si dhe të shohin produkte të rekomanduara.  Gjithashtu klientët mund të përdorin platformën e shitjeve online përmes aplikacionit Zara për IOS ose Android.

Dërgesat dhe Shërbimi i Klientit

Me këtë model plotësisht të integruar, klientët që bëjnë blerje online mund të zgjedhin që artikujt e blerë t’u dërgohen në shtëpi ose t’i marrin në dyqan. Marrja e artikujve të porositur online nga dyqani është pa pagesë shtesë. Dërgesa standarde në shtëpi kushton 490 ALL dhe pa pagesë për vlera mbi 6,590 ALL.

Koha e parashikuar e dërgesave brenda vendit është 5-7 ditë pune. Për kthimet apo ndryshimet e artikujve, blerësit kanë mundësinë e kthimit të blerjeve online pranë dyqanit brenda 30 ditëve.

Klientët e Zara në Shqipëri mund të përdorin të njëjtat kanale të shërbimit të klientit të disponueshme në tregun e tyre: një adresë të dedikuar e-mail dhe chat për të adresuar të gjitha paqartësitë apo pyetjet që lidhen me blerjet. Klientët gjithashtu mund të komunikojnë me Zara në rrjetet përkatëse sociale. / revistawho.com