• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Shpirtra binjakë/ Karantina ribashkon çiftet e famshëm shqiptarë

Lajme të bukura kemi marrë këto ditë nga bota e showbiz-it. Gjatë kësaj periudhe në karantinë, disa nga çiftet më të famshëm shqiptarë janë rikthyer së bashku. Këtë e kanë zbuluar vetë ata ose postimet e tyre në rrjete sociale. Një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku që u ribashkuan gjatë kësaj periudhe është Jonida dhe Romeo. Këngëtarja dhe aktori deklaruan ndarjen e tyre në janar të këtij viti, por mesa duket shpirtrat binjakë nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit. Së fundmi mediat zbuluan se çifti ishte bashkuar dhe po shijonin fundjavën e kaluar pranë detit. Në një intervistë për “Story”, Jonida u shpreh se ka frikë t’i ndajë me të tjerët gjërat që e bëjnë të lumtur duke lënë të kuptohet se ata janë vërtet bashkë, por kanë vendosur ta shijojnë në privatësi historinë e dashurisë.

Stresi dhe Keisi janë një tjetër çift që u ribashkuan gjatë kësaj periudhe. Dyshja u ndanë në verën e vitit që lamë pas, për arsye që nuk u bënë të ditura. Gjatë kësaj kohe ata ishin në qendër të vëmendjes me deklaratat e tyre. Stresi në intervista e emisione deklaroi se po përpiqej ta rikthente bashkëshorten dhe mesa duket ia doli. Keisi është rikthyer në krahët e Stresit e këtë e ka treguar me postimet e fundit. Çifti kanë nisur të komunikojnë përsëri dhe po presin me padurim që pandemia të mbarojë për t’u takuar, duke qenë se Keisi jeton në Kanada dhe Stresi në Shqipëri.

Gjithashtu Loredana dhe Zuna po e kalojnë bashkë karantinën. Vetëm pak para periudhës së pandemisë, Zuna deklaroi se ai dhe Loredana janë miq. Mirëpo karantinimi duket se e ka bashkuar çiftin e famshëm pasi ata po jetojnë bashkë. Madje gjatë kësaj periudhe ata xhiruan edhe klipin e këngës së re së bashku, në ambientet e shtëpisë./revistawho.com