• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shpirtra binjakë apo kolegë? Ronela Hajati i sqaron të gjithë me këtë përgjigje për Young Zerkën

Ronela Hajati ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të spekulimeve të shumta për një lidhje dashurie me këngëtarin Young Zerka. Dy javë më parë ai pohoi gjatë lojës me fotografi në ‘Shiko Kush Luan’ se shpirti i tij binjak ishte Ronela.

Ndërsa së fundmi e pyetur edhe vetë Hajati përballë lojës ‘Ndaje ose Haje’, nëse ishin thjesht kolegë apo shpirtra binjakë me Zerkën, këngëtarja i befasoi të gjithë me përgjigjen e saj.

“Jemi shpirtra binjakë”, u shpreh Ronela duke i sqaruar njëherë e mirë të gjithë për raportin e tyre dhe duke refuzuar të hajë ushqimin që i ishte vendosur përpara. Gjatë lojërave të ndryshme dhe e vënë përballë pyetjeve këngëtarja tregoi gjithashtu se do të ishte një nuse Korçe ose Shkodre, për shkak se të dy prindërit vinin nga këto dy qytete.

Me sportivitet dhe plot të qeshura, Ronela i ka bërë për vete të gjithë mbrëmjen e kaluar./revistawho.com