Ish- konkurrenti i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj, është revoltuar për ndeshjen Kosovë-Shqipëri. Rebelimi i tij lidhet me faktin se kjo ndeshje është lënë në heshtje. “E kam prapë me të gjithë ju që më mbaheni si ‘mendjet e ndritura’ të ekraneve të telefonave (me përjashtime). Gjithë ato gafa që bëni ditë e natë, si nuk morët mundimin t’i thoni dy fjalë për Kombëtaret tona që luajnë sot?! I përshëndes të gjithë njerëzit që mbështetën këto dy Kombëtare, që na presin ne t’i mbështesim sot në këtë miqësore. Apo ndoshta e patë që s’e merrni dot vëmendjen nga një miqësore e u shuat. Më vjen turp për ju! Nejse, unë mendoj që sot duhet të tregojmë atë shprehjen që e bëjmë hashtag të gjithë, ‘Jemi Një’,, se nuk e bëjmë kot ne. Fitorja është e jona që ju ndjekim.”, ka deklaruar i revoltuar ai.