• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shpërthen Victoria Beckham: Me burrin tim dashuri me shikim të parë, ja si ngela trokë për të

Historia e tyre e dashurisë e ajo familjare, duket si telenovelë. Janë miliona fansa jo vetëm në Brtitani por në të gjithë botën që ndjekin çdo lëvizje e hap të çiftit David e Victoria Beckham. E duket sikur tashmë ata të dy duke e ditur këtë, i japin publikut të tyre të uritur, seri mbas serie. Kur bien pak në qetësi, Victoria del e tregon detaje intime duke i kthyer të gjitha dritat e skenës tek vetja. Kështu ka qenë rrëfimi i saj i fundit për “Harper’s Bazaar”. Teksa ka folur për vitet e adoleshencës se sa turp kishte kur babi e çonte në shkollë, apo se si e transformonte sipas ideve të saj uniformën në banjo, ajo është ndalur gjatë tek të thënat për burrin e saj. Ai është cilësuar si 40-vjeçari më seksi i të gjitha kohërave, por nuk ishte kjo që e bëri këngëtaren e stilisten të dashurohej. Victoria thotë se një natë pas një ndeshjeje, teksa kolegët e tij futbollistë pinin e “tërboheshin”, ai rrinte në një cep me prindërit dhe motrën. Veç kësaj ajo shpreh se dashuria për David është aq e madhe, sa për ta bërë të lumtur atë dikur ka mbetur pas asnjë kacidhe në xhep. Zonja Beckham ka zbuluar se pa asnjë hezitim ka shpenzuar gjithçka kishte për t’i blerë burrit makinën “Ferrari” që e donte aq shumë.