Më në fund ka vendosur të flasë. Riselda Sejdija i është përgjigjur kështu Al Pazar-it, që çdo javë sjell personazhin e saj. “Në vend të etikës bëjnë bordello”, ka shpërthyer koreografja e njohur, që mesa duket e ka sjell këtë status me një imitim perfekt të Donald Trump. “Të imiton bota more vëlla, por kur të merr përsipër të imitojë të përplas fytyrës një dosje me diploma për aktrim, diplomë etike, diplomë estetike, diplomë aktrimi, etj. Kurohen nga solari e deri tek qimja kokës kur merr një personazh vip përsipër. Kurse këtu tek ne po i pëlqeve në muhabet të marrin nga rruga dhe të ngjisin në skenë dhe bëhesh aktore, ku qëndron problemi këtu? Në vend të solarit, bëjmë tatu, në vend të gjuhës letrare flasim fshatarshe, në vend të etikës, bëjmë bordello, në vend të humorit bëjmë kakën. Na plasi për personazhin “Vip”, vip janë vetë”, – mbyll statusin e saj, Riselda. Ky është vetëm fillimi i një “lufte”, që mesa duket do të përfundojë në rrugë ligjore.