Kastro Zizo asnjëherë nuk përdor dorashka dhe është i drejtpërdrejtë në ato që thotë dhe bën, ndaj shpërthimi i tij më i fundit nuk habit shumë. Në një status në Facebook, kantautori shprehet se “na mbytën k***at”. Sipas tij në Shqipëri paragjykimet janë ende të forta dhe vë në dukje gjithashtu sjelljen vulgare të femrave, shkruan revista Bordo. “Lloj e soj kurve nëpër “clube”-t e natës vetëm linesi u ka ngel pa nxjerrë. Sa heq bluzën dhe del me kanotiere një mashkull vijnë dhe e shoqërojnë këta “badigardët” për thyerje etike. Ah, si nuk kam një grusht të fortë t’i çaj arrat pa çekiç!”- shkruan Kastro. Kastro aktualisht është pjesëmarrës në shfaqjen e TvKlan “Your Face Sounds Familiar” ku ka bërë disa performanca mjaft të mira që kanë tërhequr vëmendjen.