Prej kohësh Shpat Kasapi po shijon historinë e dashurisë me Selvijen, një vajzë që u bë e njohur për publikun pasi u zbulua lidhja e tyre. Muajin e kaluar, çifti morën një hap të rëndësishëm duke u fejuar, lajm të cilin e ndau vetë Shpati në rrjete sociale.
Megjithatë publiku ende nuk di shumë për historinë e tyre dhe sot Selvija më në fund na ka zbuluar diçka: si janë njohur?
Shpati e Selvija nuk janë njohur as nga ndonjë shoqëri e përbashkët, as në club, as në rrjete sociale. Por historia e tyre ka nisur kur Shpati ka shkuar të bëjë grimin tek Selvija, e cila është grimiere me profesion.
“Aty ka filluar çdo gjë”-tregon Selvija për ndjekësit e saj, teksa shton se momentalisht nuk preferon të zbulojë më shumë për ta.