• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Shpallen rezultatet për 2015-n, zbuloni kush është gruaja e vitit

Për fatin tonë të mirë, gjithnjë e më shumë femrat në Shqipëri po marrin kontrollin në sferat më të rëndësishme të jetës në vend. Kështu, në politikë, media, shoqëri civile e në të gjitha fushat e tjera, qëndrojnë gra të zonjat shqiptare të cilat na bëjnë krenarë me punën dhe forcën e tyre. Po cilat janë ato më të suksesshmet, cilat femra kanë “triumfuar” mbi të tjerat në fushat përkatëse përgjatë vitit që lamë pas?!Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, bënë sot publike fitueset e Vlerësimit Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015″ në Shqipëri. Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Politikë shkoi për znj. Grida Duma, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike (1743 vota ose 39 % e 4431 votave të dhëna për gratë në politikë), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Media shkoi për znj. Eni Çobani, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”, (697 vota, ose 23 % e 3002 votave të dhëna për gratë në media), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për znj. Flutura Xhabija, Drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare ( 753 vota, ose 24 % e 3059 votave të dhëna për gratë në shoqëri civile). Kjo iniciativë, ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre në fusha të vështira shoqërore si politika, media dhe shoqëria civile.