Kim Kardashian mund të jetë një nga personalitet televizive më të paguara për 2015 por pavarësisht kësaj ajo akoma vjedh sende nëpër hotele. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka bërë një postim në blogun e saj përmes të cilit ka zbuluar se ajo i pëlqen shumë robdishambërat e hoteleve dhe ndonjëherë i vjedh ato.
“Një nga gjërat që më pëlqen më shumë nëpër hotele janë robdishambërat e bardhë që vendosin nëpër dhoma. Të gjithë ata që udhëtojnë me mua e dinë që unë jam e fiksuar”, tregon 35-vjeçarja. Më pas ajo tregoi edhe mëkatet e saj, duke shkruar: “Madje do t’ju tregoj se kam vjedhur dy robdishamber, një në Dubai dhe një në Beverly Hills, pasi sinqerisht i kanë më të mirë nga gjithë të tjerët”.