Victoria Beckham rrëfen për 100 vjetorin e Vogue, rreth kohës kur ishte me Spice Girls duke thënë se kur vinte puna tek garderoba, ishte ajo që kishte patur më shumë përfitime se vajzat e tjera të grupit.
“Unë isha më e lidhur me modën dhe kjo ishte plus për mua duke qenë se vajzat e tjera visheshin me rroba që i merrnin falas dhe që ishin plehra.
Ndaj kishte buxhet mjaftueshëm për mua dhe fustanin tim Gucci”, tha Victoria e cila nuk e la me kaq deklaratën e saj tronditëse.
“Ata më fiknin mikrofonin dhe linin të tjerat të këndonin, por ja që qesh mirë ai që qesh i fundit dhe tani mikrofoni im është i ndezur më së miri”, tha ish anëtarja e Spice Girls e cila dukej sikur mezi e kishte pritur këtë moment./lajmi.net