• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shkurt dhe qartë, Rudina Dembacaj tregon planet për fëmijë me Mark Frrokun

Rudina Dembacaj është treguar mjaft transparente me ndjekësit e saj rreth raportit me partnerin e saj, Mark Frroku. Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”.

Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.

“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, ka treguar Rudina.

Aktorja e humorit ndan herë pas here foto apo video të ndryshme me Markun, duke treguar se janë duke shijuar në maksimum historinë e tyre të dashurisë./revistawho.com