• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shkuan për herë të parë në Greqi, Beatrix dhe Alban Ramosaj i grabisin dhe thyejnë makinën

Ditën e djeshme Alban dhe Beatrix Ramosaj kanë udhëtuar për herë të parë drejt Greqisë, së bashku me një mikun e tyre. Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë për këngëtarët. Teksa ata ishin duke shëtitur në qytetin e Selanikut, dikush u ka thyer xhamin e makinës dhe ka vjedhur pasaportat e gjëra të tjera me vlerë. Pas kësaj, ka reaguar vetë Albani duke publikuar një video në “InstaStory”, shoqëruar me mbishkrimin: “Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh dicka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysëm që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!”.

Ndërsa, Beatrixi nga ana tjetër shkruan: “Hera e parë më Greqi dhe ata thyen veturën tonë dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e veturës dhe disa gjëra të tjera. Ne e thirrëm policinë dhe askush nuk duket ende këtu. Çfarë të bëjmë?”.

Kujtojmë që të dy këngëtarët ishin shumë të entuziasmuar për këtë udhëtim, pasi më herët ata kërkuan sugjerime nga ndjekësit në rrjetet sociale për vendet më të bukura turistike në Greqi./revistawho.com