• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shkrumbohet furgoni ku udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe të tjerë, reagon moderatori: Ishim kaq shumë njerëz…

Një udhëtim me qëllim argëtimin mes miqsh për pak u shndërrua në një tragjedi.

Në afërsi të Tropojës është përfshirë nga flakët makina ku udhëtonin, Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur. Në një postim në ‘Instagram’, duke treguar furgonin që ka marrë flakë, moderatori Ermal Mamaqi ka treguar se të gjithë janë mirë. “Miq për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”, shkruan Ermali.

Lajmin e para e ka dhënë Mirela Sula, e cila tregon se ata kanë shpëtuar për mrekulli.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mire”, shkruan ajo.