Lindsay Lohan është aktorja me famë botërore, e cila zotëron një karrierë mjaft të pasur. Duket se ylli i Hollywood-it ka vendosur që ditët e fundit të vitit 2017 t’i kalojë në Tailandë. Por në videon e postuar në ‘Instagram’ aktorja ka zbuluar se gjatë këtij udhëtimi ajo është kafshuar nga një gjarpër vetëm pas ditës së dytë të qëndrimit aty. “Më pëlqen, duket shumë bukur. Pavarësisht nga kafshimi i gjarprit”, i tha Lindsay ndjekësve të saj në Instagram.