• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO

Shkenda Dubova, sipërmarrësja nga Kosova që na dhuron linjat elegante

Nga revistawho.com

Do mjaftoje thjesht të thoje që pasi vizitoi sallonin e Shkënda Dubovës, një këngëtare si Fifi ndryshoi rrënjësisht format e trupit, që gjithkush ta lërë leximin e këtij shkrimi, të shkojë direkt të Instagram dhe të kërkojë një takim që do i sjellë mrekullinë që duan të gjithë: të dobësohen, të heqin kilogramë pa u munduar, të kenë një siluetë më elegante. Por përpara se të shkojnë për të fiksuar takimin, ia vlen të lexojnë dhe pak më shumë për Shkëndën, vajzën e njohur në Kosovë që tashmë po fillon gjithmonë e më shumë të jetë prezente edhe në Shqipëri e në shumë vende të botës. Në të gjitha me sallonin që mban emrin e saj dhe që çdo vit bën të lumtura dhjetëra gra e vajza. Në një intervistë ajo ndan me ne gjithë përvojën e saj, punën shumëvjeçare dhe sakrificat e gjithë familjes. Sepse në jetë asgjë nuk arrihet dot shumë thjeshtë, përveç dobësimit me trajtimet në sallonet e Shkëndës.

Shkenda, prej më shumë se 1 dekade je prezente në botën e sipërmarrjes me një qendër që u vjen në ndihmë të gjithëve atyre që duan të humbasin peshë. E kujton ditën e parë kur e ke nisur?

E kujtoj me shumë nostalgji, por edhe më vjen të qesh kur e kujtoj “ditën e madhe”, ditën kur qendra ime priti klientët e parë.

Njerëzit vinin një nga një për konsultim dhe për informata shtesë rreth trajtimit, ndërsa unë nuk kisha as zyrë pritëse për konsultime. Pra, bisedat me të interesuar të shumtë i bëja afër pajisjeve, në një kolltuk të vetëm që kisha, në të cilin vendosja klientët, ose një karrige të vogël. Por, flisja me shumë pasion, besa edhe me shumë zë të lartë rreth trajtimeve, sa që më vjen të qesh me veten kur i kujtoj ato momente, që sado duken qesharake, janë momentet që më kanë dhënë kurajo, por edhe përvojën më të mirë.

Çfarë i the vetes dhe a i kërkove dikujt ndihmë?

Fillimisht kur e prezantova idenë tek familja, nuk është se pata përkrahje, sidomos duke pasur parasysh që babi dhe mami veçse kishin biznesin e tyre, që ishte komplet ndryshe nga i imi, si edhe brenga e tyre ishte të na siguronin një jetë të mirë dhe ne fëmijët të shkolloheshim mirë. Shkollën e bëja në Prishtinë dhe duhej të udhëtonim çdo ditë. Sidoqoftë, qendrën vendosa ta hapja me apo pa aprovim të prindërve. Mjetet i sigurova me shitjen e veturës që kisha dhuratë nga prindërit, por edhe të byzylykëve të ndryshme, po ashtu dhurata nga mami sidomos, pasi ajo ka më qejf të bëjë dhurata të tilla, sidomos për arritje të mira në shkollë. Domethënë, prindërit pak i mërzita, por e rëndësishme që e nisa realizimin e ëndrrës time dhe thellë e dija që do të kisha sukses dhe do t’i bëja prindërit të krenoheshin me mua.

A ka qenë kjo një rrugë e vështirë? Ke pasur një moment kur ke menduar të tërhiqesh?

Çdo gjë është e vështirë, çdo rrugë ka vështirësi edhe të paprituta, por kur ke një qëllim dhe dëshiron me zemër të arrish atë qëllim, atëherë nuk ka asgjë që mund të të ndalë. Qëllimi im ka qenë burim frymëzimi edhe forca ime gjatë rrugës drejt suksesit.

Është e vështirë për një vajzë t’ia dalë vetëm? Ke pasur nevojë për një mashkull në krah?

Mendoj se të qenit e vendosur dhe e guximshme nuk ka të bëjë me gjininë, prandaj mendoj që femrës nuk i duhet një mashkull në krahë që të jetë e suksesshme. Mjafton që të ketë një qëllim, të punojë fortë për ta arritur atë. Ndërsa, sfidat e punës dhe jetës, mësimet nga shkolla dhe nga përvoja jetësore e ndihmojnë çdonjërin nga ne të krijojnë një personalitet të fortë. Por, padyshim që çdo përkrahje është e mirë dhe ka efektin e vet pozitiv, sidomos përkrahja morale, që në raste është e pazëvendësueshme për një femër. Përkrahja morale është më e rëndësishme se sa ajo financiare në shumë raste, pasi ne si femra jemi më emocionale dhe kemi nevojë më shumë të ndjejmë perkrahjen.

A është ky një biznes që të mban të angazhuar gjithë ditën? Çfarë ke mësuar prej tij?

Unë jam një person që gjërat i bëj me zemër, njëjtë veproj edhe në biznes. Angazhohem me shumë pasion edhe angazhohem përtej orareve fikse. Si tip jam fleksibël dhe ia arrij shumë mirë t’i përshtas punën me jetën private. Pra gjej kohë për të dyja.

Nga biznesi kam mësuar që duhet të punosh me pasion, të kesh ekip të mirë, t’u besosh punën njerëzve të mirë, ndoshta edhe t’i lësh të gabojnë, t’i lësh të jenë vetvetja, pasi vetëm ashtu kryhen punët në mënyrën më të mirë. Më e rëndësishmja puna më ka mësuar të jem falenderuese, si edhe të mendoj shumë për të ardhmen me sy strategjik.

Kur e more vendimin ta zhvillosh si franchise? Je në partneritet me të tjerë?

Kemi 4 vite që punojmë në marrje të liçensave e patentave të ndryshme ndërkombëtare, kemi punuar shumë në zhvillimin e pajisjeve të dobësimit sipas standardeve më të larta europiane, ndërsa dihet që Europa kërkon standardet teknike më të larta në botë, gjë që ne i kemi plotësuar. Përveç kësaj, duhet të cek së meqënëse trajtimi ynë për humbje peshe është edhe shërues dhe pa efekte anësore, e vërtetuar nga testet e ndryshme shkencore, në shtetet europiane, kostoja trajtimit tek qendra jonë mbulohet edhe nga sigurimi shëndetësor.

Çfarë ofron qendra juaj ndryshe nga qendrat e tjera të dobësimit?

Qendra jonë përveç kushteve shumë të mira, personelit shumë miqësor, shquhet për rezultate të dukshme qysh në ditët e para të trajtimit tek ne. Pra, qysh ditën e parë të trajtimit tek qendra jonë do të ndjeheni më mirë dhe do të filloni me humbje të peshës. Rezultatet e mira sjellin gjithmonë lumturi tek klientët tanë.

Ideja që të bëjë franchise më është bërë pjesë e mendimeve qysh në fillimet e biznesit, sidomos duke e parë kërkesën e jashtëzakonshme për trajtime nga diaspora shqiptare. Mërgata nga vendet europiane, Amerika, e të tjera vende, mahniteshin me trajtimet dhe rezultatet e tyre dhe më ankoheshin se si në vendet ku jetojnë ato, nuk ka një qendër të tillë.

Por, për të depërtuar në treg të jashtëm, fillimisht e pushtova Kosovën me qendra dobësimi, rrita standardet e shërbimit, pastaj pas shumë kërkesave nga partnerë të ndryshëm, fillova seleksionimin dhe ja ku jam tani, me qendra në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e shumë shpejt edhe në shtete të tjera.

Si është pritur qendra në këto shtete?

Zvicra dhe Gjermania që të dyja si lokacione të reja kanë pas një reaksion të jashtëzakonshëm ndaj shërbimeve të qendrës sime, por tepër mirë po pritet edhe në Tiranë. Jam e gëzuar, pasi Tiranën edhe e dua si qytet dhe doja shumë që të më ecte mirë qendra dhe këtu.

Ti vetë e ke përdorur qendrën tënde për të ruajtur linjat që ke?

Unë bëra një eksperimet me trupin tim shtova 20 kg dhe i hoqa ato e bëra gjithçka reale me kamera pasi doja që edhe unë të përjetoja atë që çdo ditë e dëgjoja . Dhe ja ku jam sot, me një trup që e dua falë trajtimit në qendrën time si dhe kujdesit tim maksimal pas arritjes së peshës ideale.

Disa personazhe të njohur të janë drejtuar ty për heqjen e kileve të tepërta… Ç’raporte ke me ta?

Përveç meje, tek qendra janë dobësuar edhe shumë figura publike, disa që janë publikuar, disa edhe jo, për shkaqe privatësie. Me të gjithë mbaj kontakte të mira dhe shumë shoqërore, pasi arritja e peshës është më shumë se sa trajtim, është diçka që ta ndryshon për mirë jetën, andaj lidhja me klientët bëhet shumë e fortë.

Klienten e famshme që e kemi dobësuar së fundmi, e keni Filloreta Raçi apo Fifi, që është e famshme gjithandej, shumë edhe në Shqipëri.

Mendon që interesi i madh i njerëzve për t’u dobësuar lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për t’u dobësuar?

Bota ka ndryshuar, mënyra si ne marrim informacion ka ndryshuar, kjo pashmangshmërisht ka ndikuar që ne të jemi çdo ditë e më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e të pasurit të një peshe ideale, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë pamor, pasi sot në rrjete sociale të gjithë postojmë imazhe të vetes tonë.

Ndërgjegjësimi i madh ka ndikuar patjetër që të kemi kërkesa të jashtëzakonshme për trajtime dobësimi, por kemi jashtëzakonisht shumë edhe kërkesa për këshilla rreth ushqimit, që unë u ofroj me shumë pasion klientëve të mi. / revistawho.com