• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Shiko Kush Luan” nis më shpejt nga ç’mendoni, zbulohet data kur formati rikthehet në ekran

Pritjes së ndjekësve i ka ardhur fundi dhe faqja zyrtare e ‘Top Channel’ ka zbuluar datën kur formati ‘Shiko kush luan’ nën moderimin dhe autorsinë e Luana Vjollcës do të rikthehet në ekran. Ata kanë treguar se spektakli do të shfaqet në ekran në datë 25 shtator.

“Pritjes po i vjen fundi! Shiko kush LUAN në Top Channel

nën drejtimin & autorësinë e @luanavjollca rikthehet më 26 Shtator, ora 21:00 në ekranin e Top Channel! Bëhuni gati për një sezon si asnjëherë më parë, plot me surpriza!”, është shkruar në njoftimin zyrtar të faqes së ‘Top Channel’.

Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh duke mos fshehur entuziasmin e këtij momenti. Kujtojmë se prej javësh Luana ka premtuar një spektakël të vërtetë në sezonin e katërt të ‘Shiko Kush Luan’ duke treguar se kësaj here do të shtohen edhe shumë rubrika të reja./revistawho.com