• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shiko çfarë i kanë bërë makinës së Luanës!

Gjatë ditës së djeshme me fotot dhe videot e ndryshme, Luana na tregoi se gjendej sërish në xhirime, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Moderatorja ndau vetëm disa video të ëmbëlsirave nga të cilat rrethohej dhe pamjen e saj të kuruar nga artisti i ‘makeup-it’, Arbër Bytyqi.
Ndërsa pas orëve të shumta në xhirime, Luana ka ndarë një foto të makinës në ngjyrë të kuqe të goditur e të dëmtuar tek e gjithë pjesa përpara e saj.
“U qyqa, kush e bëri këtë?”, ka shkruar moderatorja krah fotos së fundit. Ndonëse në mendjen tonë mund të shkojë edhe fakti se gjithçka mund të jetë e inskenuar për ndonjë xhirim, na mbetet që më qartë të na tregojë vetë Luana.
Deri më tani moderatorja nuk e ka treguar çfarë e ka bërë të punojë sërish deri në orët e vona, por tashmë këto angazhime duhet të jenë kthyer në normalitet për Luanën, e cila ka zbuluar se dhe montazhi i ‘Shiko Kush Luan’ i merr orë të tëra pune./revistawho.com