• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Seks

Shigjetari do lodra seksi, Akrepi paralojë, Binjakët fjalë të pista… Zbulo shenjën tënde

Çdo gjë lidhet me astrologjinë akoma nuk e dini? Po, edhe seksi! Çdo shenjë horoskopi ka pozicionin e preferuar dhe nëse jeni duke lexuar këtë artikull do e kuptoni më mirë si ta kënaqni partnerin/en herës tjetër.

Dashi – Dëshirojnë një seks të thjeshtë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Por ndonjëherë pasioni i tyre merr kontrollin dhe dëshirojnë të japin më të mirën. Kjo bën që të provojnë gjëra të reja. Të kënaqin partnerin/en për ta është një formë dashurie dhe kënaqësie.

Demi – Preferojnë t’i japin të gjithë kontrollin partnerit/es. Për ta është shumë eksituese aventura e të pasurit dikush tjetër kontroll mbi ta. Dëshirojnë të eksperimentojnë me mbyllje sysh ose pranga.

Binjakët – E shijojnë seksin kur flasin fjalë të pista. I pëlqen edhe sexting dhe paraloja përpara se të kalojnë tek vetë akti.

Gaforrja – I pëlqen seksi në dush dhe uji i nxehtë rrit ndjesitë e tyre. Nëse partneri/ja juaj është Gaforre, herën tjetër provojeni në dush për ta kënaqur më shumë.

Luani – Kërkojnë të jenë të parët edhe në shtrat. Dëshirojnë që partneri/ja t’ja plotësojë dëshirat, por nuk duhet të harrojnë që edhe ata vetë t’i plotësojnë dëshirat partnerit/es.

Virgjëresha – Edhe pse janë strikt në jetën e përditshme, kur vjen puna tek seksi janë mendjehapur. Madje atyre ju pëlqen kur mund të jenë duke kryer marrëdhënie në një vend ku mund të kapen mat.

Peshorja – Shkulje flokësh dhe disa shuplaka në të pasme i eksitojnë Peshoret. Me ta mund të provosh disa pozicione seksuale sepse janë të hapur për gjithçka.

Akrepi – Thashethemet për ta janë të vërteta. Ata janë shenja më joshëse e zodiakut dhe ajo çfarë i pëlqen më shumë është paraloja. Pjesa që vjen më pas nuk do ta harroni kurrë.

Shigjetari – Me ta duhet të provoni lodrat e seksit. Për më shumë kënaqësi kjo do t’ju ndihmojë.

Bricjapi – Seksi me ta është një aventurë. Ata duan të provojnë gjithçka, ashtu si në jetën e përditshme.

Ujori – Ata pëlqejnë të eksperimentojnë me pozicione të ndryshme. Nëse keni njohur mbi fetishet e tyre seksi do të jetë më i kënaqshëm.

Peshqit – Poshtë çarçafëve ata janë kush të duan dhe si të duan, me një imagjinatë të shfrenuar. Me ta mund t’i bëni realitet fantazitë seksuale.