Moti në Shqipëri përgjatë ditës së hënë dhe të martë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu. Të hënën në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e borës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatare do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.
Sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, priten edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 10 °C.
Dita e marte do të jetë me mot kryesisht me vranësira e reshje shiu në pjesën e parë të ditës, priten edhe reshje bore, pasdite me kthjellime. Temperaturat do të luhaten prej 6 deri në 9 °C.
Pothuajse i kthjellët e pjesërisht me re pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të ndryshojnë nga 5 deri në 12 °C./revistawho.com