• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shëtitja e fundit e Jennifer me binjakët e saj merr vëmendjen e të gjithëve, këngëtarja e kthen votimin në një trend

Jennifer Lopez ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ka shëtitur së fundmi me biçikletë në Santa Monica me binjakët e saj, Emme dhe Max.

Ylli kishte kombinuar një pulovër të bardhë me pantallona të zeza dhe gjithë veshjen e kishte shoqëruar me një çantë në të cilën shkruhej: “Votoni”.

“Votimi është në modë”, ka shkruar Jennifer krah fotove ku shfaqej duke shëtitur me biçikletë në llogarinë e saj në ‘Twitter’. Prej disa kohësh personazhet e njohur të ‘Hollywood’ kanë këmbëngulur se të gjithë njerëzit duhet të votojnë për të zgjedhur Presidentin e ri të SHBA-ve./revistawho.com