Sherri midis Encës dhe Rosela Gjylbegut një muaj më parë bëri xhiron e rrjetit, pasi Rosela e ftuar në “Shiko kush luan”, u shpreh se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Encën.
Pas kësaj deklarate kjo e fundit e quajti Roselën në rrjetet sociale “gjyshe”.
Arsyeja përse Gjylbegu e ka dhënë atë përgjigje qenka më e thjeshtë nga sa mendonim të gjithë.
Në një intervistë në emisionin “Siluetë”, këngëtarja tha se nuk kishte asgjë personale me të.
“Nuk kam asgjë me të… nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thoja një emër dhe e thashë”, tregoi Rosela./revistawho.com